Paga dhe të drejtat e punës
Të drejtat tuaja si punëtor janë të mbrojtura nga ligji i Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë fletëpalosje përvijohen të drejtat bazë të punës dhe shpjegohet se cilat organizata qeveritare mund t'ju ndihmojnë nëse keni nevojë për më shumë informacion ose këshillim.
Hyrje
Të drejtat tuaja si punëtor në Mbretërinë e Bashkuar janë të mbrojtura me ligj.
Tre organizatat qeveritare kryesore të cilat do të sigurohen që ju të merrni shumën e saktë të pagës dhe të mos ju shfrytëzojnë në vendin e punës janë:
- Gangmasters dhe Autoriteti për Abuzimin në Punë (GLAA)
- Ekipi për Pagën Minimale Kombëtare (NMW) pranë Agjencisë për të Ardhurat dhe Doganat e Madhërisë së Tij (HMRC) dhe.
- Ekipi i Inspektoratit të Standardeve i Agjencisë së Punësimit (EAS).
Së bashku ne do të sigurohemi që të merrni pagën dhe kushtet për të cilat keni të drejtë.
GLAA mbron punëtorët në të gjithë MB, duke parandaluar dhe hetuar shfrytëzimin në punë duke rregulluar ofruesit e punës në zinxhirin e furnizimit me prodhime të freskëta.
HMRC është përgjegjëse që të sigurohet që punëtorëve t'u paguhetare aaapaga minimale ligjore në përputhje me moshën dhe punën e tyre.
EAS rregullon agjencitë e punësimit dhe bizneset e punësimit në Britaninë e Madhe në mënyrë që të sigurohet që ata të jenë në zbatim të ligjeve të punësimit.
Të drejtat tuaja të punës
Disa të drejta fillojnë të zbatohen sapo filloni një punë, të tjerat varen nga koha që punoni. Ju mund të kontrolloni adresën www.gov.uk dhe www.acas.org.uk/advice për të marrë informacion mbi çdo të drejtë për punësimin tuaj.
Juve ju takon e drejta të:
- paguheni me Pagën Kombëtare Minimale
- pushime çlodhjeje dhe kohë jashtë punës
- leje të paguar
- një fletë-pagesë të detajuar të pagës tuaj
- zbritjet e drejta dhe të ligjshme nga paga juaj
- një mjedis pune të sigurt
- pagesë për ditët e sëmundjes
- një kopje të termave dhe kushteve.
Ju duhet të merrni një dokument ku deklarohen termat dhe kushtet kryesore të punësimit tuaj kur ju filloni punën. Ky dokument përfshin një 'deklaratë kryesore' e cila duhet t'ju jepet në ditën e parë të punës.
Shëndeti dhe siguria
Punëdhënësi juaj ka përgjegjësinë ligjore për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien tuaj në vendin e punës. Ju duhet të merrni informacion, trajnim dhe veshje ose pajisje mbrojtëse aty ku është e nevojshme.
Agjencitë e rekrutimit
Një agjenci rekrutimi është një biznes i cili ndihmon njerëzit që të gjejnë një punë.
Përpara se t'ju ofrohet një punë
Agjencia juaj e rekrutimit duhet t'ju japë Dokumentin me Informacionin Kryesor (KID) dhe një kontratë kur ju gjen një punë të përkohshme. KID përmban informacion mbi pagën tuaj dhe zbritjet prej saj. Kontrata juaj përmban të dhënat e termave dhe kushteve të punësimit tuaj.
Kontrata juaj duhet të përfshijë:
- periudhën për njoftimin tuaj
- pagën tuaj
- lejen vjetore që ju takon.
Kur ju ofrohet një punë
Agjencia juaj e rekrutimit duhet t'ju japë një deklaratë me shkrim ku jepen në detaje të dhënat:
- e datës së fillimit dhe kohëzgjatjes së kontratës tuaj
- llojin e punës që do të bëni
- vendndodhjen
- orarin e punës tuaj
- çdo lloj shpenzimi
- rreziqet e shëndetit dhe sigurisë
- çdo lloj eksperience, kualifikimi ose trajnimi për të cilin keni nevojë.
Tarifat
Agjencitë e rekrutimit zakonisht nuk munden të ngarkojnë pagesën e një tarife për gjetjen e punës. Ju mund të ngarkoheni me pagesën e shërbimeve të tilla si shkrimi i CV-së ose transporti por ju duhet të keni të dhënat e detajuara me shkrim për çdo tarifë përpara se të ngarkoheni me pagesën. Agjencia e rekrutimit nuk mund t'ju bëjë të paguani për këto shërbime si kusht për t'ju gjetur një punë dhe ju keni të drejtën ta anuloni pa pasur asnjë penalitet.
Pas 12 javësh në një punë juve ju takojnë të drejtat si çdo punonjës tjetër i përhershëm.
Dalloni shenjat
Ekzistojnë një sërë shenjash të cilat mund të tregojnë se dikush është duke u shfrytëzuar ose kontrolluar, të tilla si që janë duke marrë pak ose asnjë pagesë për punën ose që nuk janë në gjendje të komunikojnë në lirisht.
Gjeni më shumë informacion në adresën www.gla.gov.uk ose kërkoni udhëzuesin tonë 'Dalloni Shenjat' [‘Spot the signs’] duke telefonuar në numrin 0345 602 5020 ose duke dërguar email në adresën communications@gla.gov.uk.
Në rast se keni ndonjë shqetësim në lidhje me shfrytëzimin e punëtorit, ose në rast se ju nuk jeni duke marrë pagën dhe kushtet që duhet të merrni, ju lutemi na kontaktoni pa vonesë.
Paga e Jetesës Kombëtare dhe Paga Minimale Kombëtare
Shumicës së punëtorëve u takon e drejta që t'u paguhet të paktën Paga Kombëtare e Jetesës ose Paga Kombëtare Minimale. Paga Kombëtare e Jetesës është më lartë - punëtorët marrin atë pagë kur janë mbi 21 vjeç.
Nuk ka rëndësi se për kë punoni, në rast se keni lidhur një kontratë afatshkurtër ose punoni për një agjenci, juve duhet t'ju paguhet të paktën paga minimale për moshën tuaj.
A është duke ju paguar punëdhënësi juaj në mënyrë të saktë?
Ndonjëherë punëdhënësit mund të bëjnë gabime gjë që mund të bëjë që paga juaj të bjerë nën atë që keni të drejtë, edhe nëse ju paguajnë normën e saktë për orë. Ato përfshijnë:
- Mos ngritja e normës, për shembull:
- kur ngrihen normat në Prill
- kur mbushni 18 ose 21 vjeç
- nëse jeni 19 vjeç ose më shumë dhe keni mbaruar vitin e parë të praktikës në punë.
- Koha e papaguar - arrini herët ose qëndroni vonë
- Orët e udhëtimit- kjo nuk do të thotë udhëtimi juaj për në punë, do të thotë udhëtim ndërkohë që jeni duke punuar, për shembull, udhëtim midis vizitave tek klientët
- Orët e trajnimit- këtu përfshihet trajnimi në shtëpi, kolegj ose në vendin e punës
- Akomodimi- punëdhënësi juaj mund t'ju ngarkojë pagesën për akomodimin, por ajo është e përcaktuar në një shumë të caktuar në ditë. Nëse ata ju ngarkojnë mbi atë shumë, kjo do të bëjë që paga juaj të zvogëlohet
- Blerja e uniformës ose pajisjeve. Punëdhënësi juaj duhet të paguajë kostot e veglave, pajisjeve të sigurisë dhe uniformën të cilat janë të nevojshme si pjesë e kodit të veshjes të kompanisë, si për shembull këmishë e bardhë dhe pantallona të zeza.
Mendoni se jeni duke u paguar më pak?
Flisni me punëdhënësin tuaj. Nëse mendoni se mund ta bënë këtë, ju mund ta zgjidhni problemin direkt me ta.
Merrni këshillim nga ACAS, i cili mund t'ju ndihmojë të njiheni me opsionet tuaja dhe të vendosni më pas.
Telefononi linjën e ndihmës ACAS në numrin: 0300 123 1100 për këshilla të paanshme mbi ligjin për punësimin, pagën marrëdhëniet në vendin e punës. Linja e ndihmës është e hapur nga e Hëna në të Premte nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe ofron shërbimin e përkthimit pa pagesë.
Na kontaktoni
Telefononi linjën telefonike konfidenciale pa pagesë të GLAA për të raportuar shqetësimet në lidhje me shfrytëzimin e punës: 0800 432 0804
email: contact@gla.gov.uk
Ose vizitoni faqen www.gla.gov.uk
Kontrolloni pagën tuaj
Kontrolloni nëse ju paguajnë saktë në adresën: checkyourpay.campaign.gov.uk
Raportoni një problem me pagën
Ju mund të qëndroni anonim dhe do të njoftoheni për çdo informacion të ri në lidhje me hetimin: www.gov.uk/government/publications/pay-and-work-rights-complaints